
Si funksionon Parlamenti Europian
Ligjvënësit europian mblidhen në dy qytete të ndryshme, në Strasburg në lindje të Francës dhe në Bruksel të Belgjikës.
Ndërkohë administrata publike e Bashkimit Europian e ka selinë qendrore në Luksemburg.
Së bashku me Këshillin dhe Komisionin Europian, Parlamenti Europian është një nga tre organet ligjvënëse të BE-së.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon OKB-ja
Ai përbëhet nga 705 deputetë me mandate 5-vjeçare të zgjedhur nga shtetet anëtare, të cilët shqyrtojnë dhe miratojnë propozimet që vijnë nga Këshilli apo Komisioni Europian.
Traktati i Amsterdamit, mbajtur në vitin 1997, caktoi që seancat parlamentare të zhvilloheshin në Strasburg.
Një herë në muaj ligjvënësit dhe qindra punonjës të tjerë si sekretarë apo asistentë, udhëtojnë nga Brukseli në Strasburg dhe nga e hëna në të enjte, deputetët votojnë për çështje të ndryshme ligjore.
Selia e parlamentit është ndërtuar në vitin 1999 dhe mban emrin e gazetares dhe politikanes franceze Louise Weiss. Ajo konsiderohet si simbol i pajtimit franko-gjerman.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon Gjykata e Hagës
Godina ka 17 kate dhe një sipërfaqe prej 220 mijë metrash katrorë. Ndenjëset në sallën qendrore ndahen sipas përkatësisë politike të deputetëve dhe jo shtetësisë së tyre. Deputetët e Parlamentit Europian zgjedhin Presidentin, i cili shërben për një mandat prej dy vite e gjysmë me të drejtë rizgjedhjeje.
Seancat parlamentare dallojnë për një ushtri përkthyesish që qëndrojnë në katet e sipërme. Kjo pasi BE-ja njeh zyrtarisht 24 gjuhë të ndryshme nga 27 vendet anëtare të saj.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon NATO
Kjo kërkon më shumë se 550 përkthyes pasi çdo gjuhë kërkon që të përkthehet në 23 variante të tjera gjuhësore.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.