
Si fitohet Shtetësia Shqiptare? Ndryshimet e ligjit të ri
Shtetësia shqiptare fitohet me anë të:
- Lindjes
- Origjinës
- Lindjes në territorin e Republikës së Shqipërisë
- Natyralizim
- Birësim
Procedura:
Kërkesa paraqitet pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit të vendbanimit të personit.
Shqyrtimi i kërkesës:
Policia e Shtetit kryen verifikimet e nevojshme dhe brenda një afati 1-mujor nga paraqitja e kërkesës, e dërgon kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues në ministri.
Ministria brenda 6 (gjashtë) muajve shqyrton dokumentacionin e paraqitur, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve të përcaktuara në këtë ligj dhe i përcjell Presidentit të Republikës propozimin për nxjerrjen e dekretit.
Presidenti:
Presidenti i Republikës brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga paraqitja e propozimit nga ministria nxjerr dekretin përkatës dhe ia komunikon personit që ka paraqitur kërkesën, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.
Betimi:
Mbasi dekreti betohet në Fletoren Zyrtare, personi që ka fituar shtetësinë betohet para Kryetarit të Bashkisë për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
Informacioni nuk përfaqëson pikëpamjen e kompanisë TIBO dhe ka vetëm synim këshillues dhe informimues!