Gruaja zbulon tradhtinë e të dashurit përmes ‘Google Maps’

Një video e një vajze nga Brazili që postoi një video mashtrimi në Tiktok mori mbi nëntë milionë shikime.Në pamjet që ka shpërndarë në rrjetet sociale, braziliania Juliana Lima ka shpjeguar se si zbuloi se i dashuri i saj po e tradhtonte duke përdorur Google Maps.Praktikisht, ajo pa një makinë Google duke kaluar pranë shtëpisë së saj dhe duke regjistruar opsionet e Street View.

Pas pak, ajo vendosi të shkojë në Google Maps dhe të shikojë pamjet.Juliana është habitur kur në video ka parë të dashurin e saj duke hipur në motor me një vajzë tjetër.