
Si duket Azovstal pas dorëzimit?
Imazhet ajrore të transmetuara në media tregojnë një shkatërrim të gjerë në punishten e hekurit dhe çelikut Azovstal në Mariupol.
Ky vend ishte streha e qëndrimit të fundit të ushtarëve ukrainas kundër forcave ruse në qytet.
Luftëtarët ukrainas u dorëzuan vetëm në fund të majit, pas tre muajsh luftime të ashpra.
Përvec fabrikës, qyteti Mariupol është shkatërruar i tëri.
Sipas ekspertëve, do të duhen miliarda dollarë për ta kthyer jetën e mëparshme në këtë qytet.