Shuhet aktorja e njohur pas betejës me sëmundjen e rëndë

Aktorja shumë e dashur për publikun, Robyn Griggs u shua në moshën 49-vjeçare pas sfidës së humbur me një sëmundje të rëndë. Ishte mikesha e saj ajo që ndau lajmin me anë të një deklarate në Facebook, postuar në faqen e Griggs.

“Me zemër të thyer, jam e pikëlluar të njoftoj vdekjen e Robyn. Megjithatë, ajo nuk po vuan më dhe do të donte që ne ta kujtojmë atë dhe momentet e bukura. Nuk do ta harroj kurrë se sa e hapur ishte për të treguar historinë e saj dhe duke pranuar që unë ta ndihmoja ta tregonte atë. Ajo donte të ndihmonte njerëzit dhe të përhapte fjalën e historisë së saj për ta bërë këtë. Unë isha e nderuar ta bëja këtë. U prehsh në paqe mikja ime, të dua dhe buzëqesh kur të mendoj,” – shkroi mikesha e saj.

Dy vite më parë, ishte pikërisht Griggs që hapi zemrën me ndjekësit e saj duke treguar se po luftonte me kancerin adeno endocervikal të fazës së katërt.

Robyn Griggs e nisi karrierën e saj që kur ishte fëmijë, me daljen e saj në “Nickelodeon‘s Rated K”. U njoh për rolet e saj të përsëritura nëpëe drama, por gjithashtu u shfaq edhe në filma horror si “Including Severe Injuries”, “Dead Clowns”, “The Absence of Light”, “Hellëeek” and “Zombiegeddon”.