Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’

Është shtyrë seanca që do mbahej në Gjykatën e Posaçme për ish ministrin Fatmir Mediu. Mësohet se shkak është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka. Seanca e radhës është vendosur të mbahet në datën 6 mars.

Fatmir Mediu akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Gërdec.

Kujtojmë se nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën të vrarë 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Kujtojmë se më herët gjykata ka kërkuar nga policia që të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu  bëri apel për herë të dytë që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë dhe të flasin.