
Shtyhet për në shtator zgjedhja e Avokatit të Popullit
Kuvendi ka shtyrë për në shtator zgjedhjen e Avokatit të Popullit pas dëgjesave me të gjithë kandidatët. Gjatë ditëve të fundit Komisioni i Ligjeve bëri dëgjesë edhe me kandidatët për këtë post ndërsa sot është marrë vendimi që zgjedhja të bëhet në muajin shtator.
Ishin 19 emra, nga lista paraprake me 20 kandidatë që shpalosën platformat e tyre, përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.