Shtyhet për javën e ardhshme Amnistia Penale

Amnistia Penale është vendosur që të mos kalojë për votim në Kuvend as këtë javë. Mësohet se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e ka shtyrë këtë draft, ndërkohë që paketa do të shqyrtohet edhe njëherë në komisione parlamentare gjatë kësaj jave.

Kështu, javën e ardhshme pritet që amnistia penale të kalojë për votim. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Kujtojmë se për të kaluar amnistinë penale kërkohen 84 vota në parlament, të cilat socialistët po mundohen që t’i sigurojnë.

Vetëm disa ditë më parë, socialistët vendosën të pranojnë propozimin e deputetit demokrat Ferdinand Xhaferri, që të përfshijë në listën e përfituesve të amnistisë penale edhe afro 350 persona të  dënuar apo të cilët janë në proces gjyqësor për akte dhune gjatë protestave, të opozitës.

Rreth 600 të burgosur pritet të përfitojnë nga amnistia penale.  Sipas ministrit të Drejtësisë, amnistia penale duhet të miratohet sa më shpejt, e kjo për shkak të mbipopullimit të burgjeve.