
Shtyhet censi i popullsisë, disa nuk pranojnë të regjistrohen
Censi i popullsisë dhe banesave nuk do të mbyllet me 30 Tetor ashtu siç ishte planifikuar.
INSTAT ka njofuar se ky proces do të shyhet me dy javë për të vazhduar deri më 15 Nëntor, pasi ende rreth 3% e zonave në të gjithë vendin kanë mbetur pa numëruar.
ISipas INSTAT, pavarësisht pjesëmarrjes së lartë në këtë proces, ka ende qytetarë që refuzojnë të regjistrohen edhe pse janë kontaktuar më shumë se tre herë nga anketuesit.
Deri më tani, INSTAT thotë se nuk janë vendosur gjoba për refuzim apo deklarim të rremë të informacioneve. Shtyrja me dy javë e numërimit të popullsisë dhe banesave sipas INSTAT nuk ka kosto shtesë.