Shtrenjtimi i lartë i qumështit të fermerit, bulmeti rritet përsëri 11%

Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve të bulmetit. Një tjetër fabrikë e përpunimit të qumështit nga dita e martë ka rritur çmimet nga 9 deri 11% të kosit, djathit të deles dhe të lopës. Këtë vit po ndihet shumë vështirësia në gjetjen e qumështit nga fermerët, pasi shumë prej tyre po largohen për të punuar në Gjermani, pasi shtrenjtimi i lëndëve ushqyese e ka bërë të paleverdisshme mbajtjen e bagëtive. Përpunuesit përsërisin kërkesën e tyre për rimbursimin e qumështit për litër të prodhuar nga fermeri dhe jo për krerë bagëtie, siç është parashikuar në skemën kombëtare të bujqësisë pas heqjes të TVSH-së 6% të kreditueshme.