Shtrëngata shiu dhe shkarkesa elektrike, moti për sot

Sipas MeteoAlb: Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Deri në orët e pasdites Shqipëria mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të fokusuara në Veriperëndim dhe Jugperëndim të territorit. Në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në zonat Perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit me reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.