Shtohet kërkesa për tanket “Leopard”

Kompania gjermane e prodhimit të tankeve Leopard 2, Rheinmetall ka deklaruar se e presin një ose dy vite të ngarkuara me punë.

Sipas parashikimeve të deri tanishme pritet që shitjet të shkojnë deri në 13 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

Kjo është një shifër rreth mbi 1 miliardë sesa objektivi i mëparshëm i kompanisë.

Këto shifra u publikuan nga revista gjermane “Stern” e cila realizoi një intervistë me shefin ekzekutiv të kompanisë Armin Papperger.

Sipas tij, Rheinmetall po synon një marsh fitimi prej 10% mbi tanket Leopard.

Kompania ka deklaruar gjithashtu se mund të arrinte të furnizonte me 139 tanke të tilla nëse do të kërkohej.

Gjermania është nën presion të madh nga Ukraina dhe disa aleatë të NATO-s për të furnizuar me tanket Leopard Kievin zyrtar.

Edhe nëse ato janë të dorës së dytë që vijnë nga një vend i tretë, produktet e prodhimit gjerman do të kërkonin një licencë eksporti nga Berlini.

Por politikë bërësit gjermanë janë të kujdesshëm në lidhje me miratimin e furnizimeve të tilla, me disa që kanë frikë se mund të nxisin përshkallëzimin rus.

Ministri i mbrojtjes së Polonisë tha të martën se tani i kishte kërkuar Gjermanisë leje për të rieksportuar disa nga tanket e saj.

*TiboNews