Shtohen virozat, gati 11 mijë raste me infeksione respiratore në javë

Janari ka sjellë me vete fluks të shtuar pacientësh me viroza, grip dhe Covid në qendrat shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në javë regjistrohen rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore.

Covidi dhe gripi po bashkëqarkullojnë në popullatën shqiptare. Teksa pohon një tendencë në rritje, drejtoresha e ISHP- së thotë se në analizat e kryera po evidentohen më shumë raste me Covid sesa me grip.

Të vegjlit, të sëmurët kronikë dhe grupmosha e tretë janë më të prekurit nga infeksionet respiratore.

Për të shmangur rastet e rënda, rekomandohet vaksinimi. Ekspertët këshillojnë evitimin e vendeve me shumë njerëz, për të mos transmetuar virozat.