Shtohen tensionet mes Koreve

Rriten tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Mëngjesin e kësaj të mërkure Koreja e Veriut lëshoi të paktën 23 raketa pranë brigjeve të Koresë së Jugut . 

Një nga raketat ra më pak se 60 kilometra nga qyteti jugor i Sokcho-s.

Seuli u shpreh se kjo ishte një shkelje “e papranueshme” e territorit të saj dhe u kundërpërgjigj duke lëshuar tri raketa ajërore.

Më herët të martën Koreja e Veriut paralajmëroi se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të paguanin një “çmim të tmerrshëm” nëse do të vijonin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që shihen si një kërcënim i fshehtë për përdorimin e armëve bërthamore.

Megjithatë Uashingtoni e ka bërë të qartë se stërvitjet që po kryen me Korenë e Jugut nuk kanë një prapavijë armiqësore.

SHBA dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar për pasoja të mëdha nëse Koreja e Veriut rifillon testimin bërthamor.