Shtohen të rinjtë shqiptarë që kryejnë ndërhyrje në hundë dhe veshë

Infeksionet apo probleme të ndryshme në vesh apo në hundë kërkojnë që pacientët t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale tek specialist. Mjekët thonë se mes tyre ka shumë raste kur pacientët kanë probleme të shumta në aspektin shëndetësor si mungesa e oksigjenit të duhur apo ndonjë lloj infeksioni që prek aktivitetet e përditshme dhe fizike.

Por nëse flasim për probleme shëndetësore, ditët e sotme gjithnjë e më shumë po kërkohen ndërhyrje estetike, për të perfeksionuar pamjen e jashtme, dhe këto ndërhyrje po kërkohen tek të rinjtë, 17 dhe 18 vjeç.

Specialistët thonë se disa ndërhyrje estetike mund të zhbëhen, ndërsa në rastin e hundës dhe veshëve, nuk ka më rikthim në gjendjen fillestare. Në vitet e fundit është vënë re edhe një trend tjetër, janë persona që e kanë bërë një herë operim përshembull hundën, e ndërkohë kërkojnë të ribëjnë opercionin, pasi nuk iu ka pëlqyer rezultati i ndërhyrjes së parë. Por nëse jo për arsye shëndetësore, a ja vlen të kërkojmë perfekten?