
Shtohen rastet e infektimeve me Covid-19 në Kinë
Kina po përballet me numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus që nga prilli, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me politikën e saj zero-COVID që ka frustruar qytetarët dhe ka shkaktuar dëme në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Këtë të mërkurë u regjistruan 8,824 raste të reja sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore.
Megjithatë Kina ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t’i përmbahet politikës zero-COVID pavarësisht shpërthimeve në rritje.
Presioni po rritet ndaj qeverisë qendrore për të frenuar autoritetet tepër të zellshme në provinca nga frika e fajit për dështimin e menaxhimit të rasteve të reja.
Qytetarët kanë shprehur mllefin e tyre për mijëra zyrtarë përsa i përket pandemisë që prej nisjes së saj rreth tri vite më parë.
Në Pekin, banorëve të disa zonave iu është kërkuar të bëjnë teste çdo ditë për të kuptuar nëse janë infektuar.
Ekspertët kanë rekomanduar që Kina të përcaktojë një strategji lehtësuese ose të krijojë një fushatë të re masive për vaksinimin e qytetarëve.
Në shtimin e rasteve të infektimeve rol kyç ka luajtur edhe varianti “Omicron” i cili është përcaktuar nga ekspertët si varianti me përhapjen më të shpejtë.
*TiboNews