
Shtohen masat e sigurisë për 13 bashkëpunëtorë të drejtësisë në burgje
Prokuroria e Posaçme ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të shtuar masat e sigurisë dhe të ruajtjes për 13 bashkëpunëtorë të drejtësisë që ndodhen të arrestuar. Ata kanë kërkuar shtimin e masave mbrojtëse për të penduarit duke urdhëruar shtimin e efektivave dhe të vigjilencës.
Ndërkaq nuk dihet nëse urdhri bazohet në të dhëna konkrete për rrezik apo është një procedurë rutinë.
Prokuroria e Posaçme i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shtimin e masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët ndodhen të arrestuar.
*Tibo News