
Shtohen kontrollet e policisë në rrugë
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar dhe proceduar 13 shoferë për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Nga ana tjetër janë 78 leje drejtimi të pezulluara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
*Tibo News