Shtohen francezët që po vizitojnë Shqipërinë, ja shifrat për Janarin

Shtohen francezët që po vizitojnë Shqipërinë, ja shifrat për Janarin

Muaji Janar i këtij viti po jep sinjalet e para që tregojnë se Shqipëria do të presë një numër akoma më të lartë turistësh, dhe kryesisht francezët.

Vetëm në muajin e parë të këtij viti rreth 3000 turistë francezë kanë hyrë në Shqipëri, një numër i cili ka ardhur në rritje në vitet që kemi lënë pas.

Përgjatë 2023-shit, 126 mijë turistë francezë zgjodhën Shqipërinë për të vizituar, me një rritje prej 59% nga viti 2022 ku hynë vetëm 79 mijë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar shifrën e hyrjeve nga Franca. Mediat franceze si “News Day Fr” dhe “A vous Poitiers” vijojnë të shkruajnë mbi bukuritë e natyrës shqiptare duke ia sugjeruar çdo lexuesi.

Viti 2024 pritet të tejkalojë 2023, i cili deri më tani mban vendin më të mirë turistik, duke shënuar mbi 10 milionë vizitorë.