Shteti i vogël i Luksemburgut: Pionier në garën hapësinore

 

Në vitin 2016 Luksemburgu prezantoi iniciativën “Space Resourcers”, e cila kishte për qëllim promovimin dhe zhvillimin e aspekteve kërkimore, ekonomike dhe ligjore të burimeve hapësinore. Një vit më vonë ligjvënësit e Luksemburgut miratuan ligjin “Për Eksplorimin dhe Përdorimin e Burimeve Hapësinore”, sipas  të cilit burimet hapësinore janë të mundshme të përvetësohen. Eksplorimi dhe përdorimi i burimeve hapësinore, gjithsesi, mund të realizohen vetëm nëpërmjet një autorizimi të lëshuar nga ministri përgjegjës për çështjet hapësinore.

Me 10 Dhjetor 2020, Dhoma e Deputetëve votoi ligjin ‘Mbi Aktivitetet Hapësinore’. Ky ligj i ri, hyrë në fuqi që nga 1 Janari 2021, ofron një kornizë të qartë ligjore për autorizimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve hapësinore duke lejuar menaxhimin e rreziqeve në lidhje me aktivitetet hapësinore dhe përgjegjësinë e shtetit.

Ligji i vitit 2020 nuk zbatohet për misionet që përfshijnë eksplorimin dhe përdorimin e burimeve hapësinore që bien nën fushën e veprimtarisë së ligjit ‘Për eksplorimin dhe përdorimin e burimeve hapësinore” përveç atyre që kanë të bëjnë me regjistrimin e objekteve hapësinore dhe dispozitat që lidhen me taksat.

Luksemburgu është vendi i parë evropian dhe i dyti në të gjithë botën (SHBA është vendi i parë, nga i cili ndoqi modelin edhe Luksemburgu) që ofron një kornizë ligjore për eksplorimin dhe përdorimin e burimeve hapësinore.