Shteti i parë që vendos karantinë për të infektuarit me linë e majmunit

Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur karantinë me detyrim për personat e infektuar me linë e majmunit. Ata me simptoma do duhet të izolohen deri kur të shërohen, dhe kjo periudhë pritet të zgjatë për tre javë.

Grupi i Vlerësimit të Riskut të Belgjikës (RAG) dhe autoritetet shëndetësore thanë se të infektuarit do të duhet të izolohen për 21 ditë.

Ata thanë se kushdo po përjeton këto simptoma duhet të kërkojë këshilla mjekësore. Ka pasur një shpërthim në vend të lisë së majmunit pas një festivali që u mbajt nga komuniteti LGBTI, ku tre prej pjesëmarrësve kishin qenë të infektuar.

Gjatë javës së fundit, shqetësimet janë rritur për përhapjen e lisë së majmunëve, një sëmundje virale e cila zakonisht është e rrallë dhe gjendet kryesisht tek ata që së fundmi kanë udhëtuar në Afrikë. Por kjo sëmundje është përhapur tashmë në të paktën 14 vende.

*Tibo News.