Shtëpia e braktisur e fëmijërisë së Elvis Presley-t del në ankand

Shtëpia e fëmijërisë së Elvis Presley-t në Misisipi , e cila u la e braktisur prej kohësh dhe në një moment pritej të shkatërrohej, është vendosur të dalë në bllokun e ankandeve në muajin gusht, ka raportuar “The Post”.

 

Çmimi fillestar i ankandit do të vendoset nga 30,000 deri në 50,000 dollarë.

Shtëpia me tre dhoma gjumi, 1,260 metra katrorë, e cila dikur mbante adresën “605 Kelly Street” në East Tupelo, doli për herë të parë në ankand në vitin 2020.

Pavarësisht se kishte palë të interesuara, pandemia ndikoi që të mos shënohej një blerës.

Më vonë adresa ndryshoi në 1241 Kelly St. dhe ishte vendi ku Elvisi dhe prindërit e tij, Vernon dhe Gladys Presley, jetuan nga viti 1943 deri në 1944.

Rezidenca ishte shumë afër shtëpisë në të cilën lindi Elvisi.

Shtëpia e fëmijërisë së Elvis Presley-t do të dalë në ankand më 14 gusht, me një çmim fillestar midis 30,000 dhe 50,000 dollarë.

Familja Presley u zhvendos disa herë gjatë fëmijërisë së Elvisit, duke banuar në një numër shtëpish në East Tupelo përpara se qyteti të aneksohej për t’u bërë pjesë e Tupelo në 1946.

 

“Vetë shtëpia është çmontuar dhe shkëputur me përpikëri, kështu që mund të bashkohet sërish. Është duke u ruajtur në një rimorkio”, tha për “The Post” Jeff Marren, pronar i Rockhurst Auctions.

 

“Pra, kur dikush blen shtëpinë, do të marrë të gjithë rimorkio dhe dizajnet për t’i bashkuar. Kushdo që e blen mund të punësojë në fakt personin që e ka shkëputur për t’i bashkuar përsëri. Ata pastaj mund ta zhvendosin atë kudo që të duan,” shtoi ai.

 

Aktualisht, shtëpia ruhet në Misisipi dhe vetëm pjesët origjinale të shtëpisë që ekzistonin kur jetonte aty Presley u mbajtën.