Shtëpia e Bardhë jep detaje për takimin e Kurtit me këshilltarin kryesor të Biden

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Adrien Wastson, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka treguar për detajet e takimit ndërmjet këshilltarit kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në takim është diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sullivan ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për dialogun e drejtuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve ndërmjet dy shteteve dhe nevojën për përparim të mëtejshëm për çështjet kryesore të pazgjidhura.