Shqiptarja i jep fund jetës në Greqi, shkak dyshohet tradhtia e burrit

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqin këtë të premte pasi 47-vjecarja shqiptare Fatbardha Pali u gjet e vetëvarur në qytetin Pirgos. Viktima kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës për shkak të problemeve familjare, dhunës psikologjike që ishte ushtruar ndaj saj dhe tradhtisë së bashkëshortit.

47-vjecarja u gjet e vetëvarur nga kalimtarët disa metra larg spitalit të Prigosit.

Fatbardha Pali ishte nënë e një djali dhe nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ajo i kërkon falje atij që u detyrua ta linte jetim. 47-vjeçarja shkruan ndër të tjera në llogarinë e saj se i ka lënë djalit të saj 500 euro në xhepin e xhupit .

“Turp të keni e mos e bëfshi piken e hajrit sa të jeni gjallë ma latë çunin jetim ma bëj hallall o bir. Të ka lënë mami 500 euro te dollapi te xhupi blu.”

Në statusin e saj viktima Fatbardha Pali 47 vjeçe iu kërkon falje edhe familjarëve të saj për vendim që kishte marrë për t’i dhënë fund jetës.