Shqiptarja e suksesshme në Skoci, Remzie Zeka Sherifi dekorohet nga Mbreti Charls

Remzije Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u shpërngul nga një kamp në Maqedoni. Deri në vitin 1992 ajo ka punuar si radio-gazetare dhe producente. Sukseset e saj janë të shumta dhe së fundmi Mbreti Charles III e ka dekoruar Remzijen për shërbimet e saja në integrimin e refugjatëve.

Remizja ka punuar me organizata ku gjithmonë ka dëshiruar të nxjerrë në pah të gjithë thesarin e shqiptarëve apo komuniteteve të tjera, të cilët ishin refugjatë në Skoci.

Remzija ka një eksperiencë 24 vjeçare, ku gjatë rrugëtimit të saj është vlerësuar me një sërë çmimesh dhe dekoratash. Ndër sukseset e mëdha të saj ishte në vitin 2013, ku ajo është vlerësuar si “Gruaja Emigrante e Vitit në Britani”. Një dekorim shumë i rëndësishëm për të ishte nga Mbreti i Britanisë së madhe, Charls i III me titullin (Order of the British Empire) që nënkupton titullin kalorësiak.

Ky është një dekorim më i çmuari që u jepet personaliteteve të rëndësishme që gjatë vitit tregojnë suksese të mëdha në punën e tyre. Prandaj ajo dëshiron që të vijojë të punojë dhe luftojë për të drejtat e atdhetarëve të saj.

Remzija ka hyrë në radhën e të dekoruarve, siç janë Noel Malcolm, JK Rowling, David Beckham dhe personalitete tjera të rëndësishme britanike. Kjo është hera e parë që një monark britanik e dekoron një shqiptare në këtë rast.