Shqiptari vret gruan në SHBA dhe arratiset me vajzën e mitur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur me një familje shqiptare në në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një 34 vjeçar shqiptar me emrin Renato Muhaj ka vrarë gruan e tij të identifikuar si Suela Saliaj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së hënë, kur policia u lajmërua fiillimisht për një sherr brenda familjes.

Pasi autoritetet shkuan në vendngjarje, brenda shtëpisë gjetën të pajetë dhe të vrarë Suela Saliajn, e moshës 32 vjeç.

Policia nuk e gjeti në apartament autorin e dyshuar, bashkëshortin Renato Muhaj dhe as vajzën e tyre të mitur.

Policia ngriti menjëherë alarmin për rrëmbimin e një fëmije dhe po punon për kapjen e autorit.