Shqiptarët, të tretët në botë për refuzimet nga vendet e BE-së

Ndërsa një valë e re emigracioni ka pushtuar vendin, argumentet e shqiptarëve për të ikur nuk duket se ua mbushin mendjen shteteve të Bashkimit Europian.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët janë të tretët në botë për sa u përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2022.

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Eurostat kanë marrë urdhër për dëbim nga një vend i BE-së gati 12 mijë shqiptarë (11,905), me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*Tibo News