Shqiptarët të parët në rajon për martesat, çfarë tregon tjetër raporti

Shqiptarët renditen të parët në rajon, dhe të dytët në Europë për numrin më të lartë të martesave gjatë vitit 2020, kjo në raport me popullsinë.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se gjatë pandemisë pati 6.16 martesa për 1 mijë banorë, që është pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian, prej 3.2 lidhjesh martesore.

Hungaria zë vendin e parë me gati 6.9 martesa për 1 mijë banorë, ndërsa fundin e listës e mbajnë Italia, Portugalia, Spanja dhe Irlanda.

*Tibo News.