Shqiptarët të parët në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme

Rreth 20% e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2020 nuk kishin mundësi të ndiqnin një dietë të shëndetshme, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore që u publikua së fundmi. Në këtë studim Shqipëria rezultoi si vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që nuk kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm. Përballueshmëria e dietës u bazua në çmimet e artikujve ushqimorë të marra nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit, të kombinuara me të dhënat e përbërjes së ushqimit dhe kërkesat ushqyese nga një gamë e gjerë burimesh, duke përfshirë udhëzimet kombëtare dietike.

Pas Shqipërisë përqindjen më të lartë të popullsisë, që nuk kishte mundësi të ndiqte dietën e shëndetshme e kishte Maqedonia me 18%. Vendet e tjera të Rajonit dhe Europës kanë një përqindje shumë më të ulët të popullsisë që nuk kanë mundësi të ndjekin një ditë të shëndetshme.