
Shqiptarët ‘pushtojnë’ Serie A
Shtohet kolonia e futbollistëve shqiptarë në Seria A.
Kleis Bozhanaj ka firmosur me Udinese. Sulmuesi nën pronësinë e Spezia mbërrin në Friuli në formulën e huazimit, me të drejtë blerje në fundin e sezonit.
Lojtari i kombëtares shqiptare U-19 rikthehet në Itali pas eksperiencave në ekipet e moshave të Napolit dhe Empolit.
Sezonin e fundit, Bozhanaj ishte pjesë e skuadrës së Casa Pia në ligën e dytë portugeze.
*Tibo News