
Shqiptarët protestojnë në Angli: Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo
Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë protestuar ditën e sotme në Londër duke bërë thirrje për largimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman.
Kjo e fundit deklaroi se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.
Qytetarët shqiptarë kanë përdorur muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë dhe se punojnë e paguajnë taksa.
Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe pas deklaratës së Braverman, se po përdor si ‘kokë turku’ shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.