Shqiptarët preferojnë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, ja çfarë tregon raporti

Tetori i kaluar regjistroi numrin më të lartë të azilkërkuesve në shtetet e Bashkimit Europian me gjithësej 114 830 kërkesa.

Kjo tregoi një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT konfirmojnë se sirianët përbëjnë grupin më të madh të njerëzve që kërkojnë azil, pasuar nga turqit e afganët.

Të katërtit renditen shqiptarët.

Të dhënat e Agjencisë Europiane të Azilantëve tregojnë se për periudhën janar-nëntor 2023, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë arrijnë në 8.575, ndonëse me një rënie prej 0.4%. Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e verës.

E njëjta tendencë u shënua dhe për Gjermaninë, ku pas një rënieje në verë, u konstatua rritje në tetor dhe muajin nëntor.

Sipas të dhënave të Eurostat, për gjithë 11 mujorin, Franca priti 43% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, me 27% dhe 18.5% në Itali.