‘Shqiptarët po qeshin me mua’, momenti kur Jimmy Kimmel thotë shprehje në shqip me Dua Lipa-n

Ishte një intervistë e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa me moderatorin e famshëm Jimmy Kimmel ku u fol për vazhdimin e albumit Future Nostalgia dhe të gjitha tekstet që Dua i shkruan dhe më pas i rishikon nëse ka nevojë për ndryshime. Dua Lipa korr sukses në çdo këngë që ajo publikon, por ajo që shkaktoi më shumë të qeshura ishin shprehjet ose frazat në shqip që ne shqiptarët i përdorim dhe që të përthyera në anglisht tingëllojnë çuditshëm, të tilla si: I ka bërë rrush e kumbulla, hip se të vrava, zbrit se të vrava, një dërrasë mangët etj.

Jimmy Kimmel në një moment thotë se e imagjinon se si shqiptarët në gjithë botën po e dëgjojnë dhe po qeshin me të tani.