Shqiptarët pesimistë për anëtarësimin në BE

Shqiptarët i shtuan dozat e pesimizmit për anëtarësim ne BE sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2022. Gati gjysma të anketuarve rreth 42 % nuk presin që vendi të anëtarësohet para vitit 2030, ndërsa 22 % e tyre mendojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Unionit. Përqindja e shqiptarëve që mendojnë në këtë mënyrë u rrit me 6 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar.

Ndërkohë përqindja e shqiptarëve që besonin që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE më 2025 ra në 26% nga 39% që ishte në vitin e kaluar. 89% e të anketuarve e shqiptarëve, besojnë fuqishëm se anëtarësimi në BE do të përkthehet në zhvillim shumëdimensional.