
Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet
Ndonëse në muajt e parë të këtij viti Shqipëria kishte ritmet e inflacionit më të ulëtat në Rajon, qytetarët e saj janë më të shqetësuarat në raport me 5 vendet e tjera sa i përket nivelit të lartë të çmimeve, zbuloi Barometri i Ballkanit 2022. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave që ishin shumë të shqetësuar për çmimet, rreth 64% në krahasim me mesataren rajonale. Të dhënat tregojnë se 92 % e shqiptarëve janë të shqetësuar dhe të pakënaqur me nivelin e çmimeve.
Shqipëria nuk kishte asnjë qytetar që e konsideronte normal nivelin e çmimeve, ndërsa në vendet e tjera të Rajonit, kjo kategori zinte nga 1 deri në 10%.