Shqiptarët kërkojnë azil sa ukrainasit që janë në luftë

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Europë nuk ndalen.

Në 7 muajt e parë të këtij viti, 6.550 shqiptarë aplikuan në një nga 27 shtetet e BE rritje me 68% në krahasim me një vit më parë.

Vendet ku shqiptarët aplikojnë më shumë janë Franca, ndjekur nga Gjermania.

Edhe pse aplikimet për azil janë më të ulëta se viti 2019, ku u shënua rekord, vihet re se gjatë korrikut Ukraina që është në luftë ka pothuajse të njëjtin numër aplikantësh me Shqipërinë.

*Tibo News