
Shqiptarët e Kosovës mbi 5 miliardë euro nëpër banka
5 miliardë e 206 milionë janë depozitat e kosovarëve nëpër bankat komerciale në vend. Këtë e thekson raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës, i publikuar këtë të enjte por që pasqyron gjendjen për muajin gushtë. Depozitat e ekonomive familjare janë 3 miliardë e 524.7 milionë.
Depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë. Depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë.
Në Kosovë aktualisht operojnë 11 banka komerciale.