AlbanianEnglish

Shqiptarët ‘braktisin’ makinat

Rritja e çmimeve duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhënien e shqiptarëve me makinën. Sipas statistikave rezulton se për vitin 2022, shqiptarët po blejnë më pak makina sesa një vit më parë. Numri i automjeteve të regjistruara për herë të parë për 8-mujorin 2022 është 12% më pak se e njëjta periudhë se viti i kaluar.

Konkretisht sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, për muajt janar-gusht 2022 janë të regjistruara 41,220 mjete. Shumë qytetarë kanë zgjedhur që të përdorin më shumë biçikletën, skuterat apo të lëvizin në këmbë.

You don't have permission to register