
Shqiptarët blejnë më shumë miell, pasiguri nga lufta në Ukrainë
A janë të frikësuar shqiptarët për shkak të luftës në Ukrainë? Pikat e shumicës që tregtojnë miell janë përballur me shtim të qytetarëve që kërkojnë të blejnë thasë me miell.
Disa prej shitësve thonë për mediat se njerëzit po kërkojnë më shumë miell dhe se është krijuar panik me situatën e luftës në Ukrainë dhe rrezikun e rritjes së çmimeve si pasojë. Ata thonë se kërkesa kaq të mëdha nuk kanë pasur as në kohën e pandemisë së Covid. Anija e “fundit” nga Rusia me 3030 tonë grurë mbërriti në Durrës.
Sipas të dhënave nga INSTAT vitin e kaluar 46% e drithërva të importuar në Shqipëri, kishin Rusinë si vend origjine. Mbyllja e korridoreve tregtare mes Rusisë dhe Shqipërisë i ka bërë qytetarët të ndihen më të pasigurt sa u përket produkteve bazë.
Megjithatë, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri thotë se buka për shqiptarët është e siguruar dhe se nuk ka asnjë vend për panik: kemi rezervat tona, thotë ai.
Ndërkaq, importuesit e miellit po kërkojnë të blejnë grurë rifuxho në tregjet europiane, sipas tyre grurë ka, por që do të kushtojë më tepër.
Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 29% të eksporteve globale të grurit, 19% të furnizimeve botërore të misrit dhe 80% të eksporteve botërore të vajit të lulediellit, sipas asgjencisë “Reuters”.