Shqipërisë i kërkohet një strukturë e specializuar psikiatrike për pacientët

Një raport i publikuar nga Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturave tregon nevojën urgjente për të krijuar një strukturë të specializuar psikiatrike mjeko-ligjore për të akomoduar dhe trajtuar pacientët me probleme të rënda të shëndetit mendor, për gratë dhe burrat.

Delegacioni i Komitetit, publikoi raportin pas një vizite tre ditore në Shqipëri, konkretisht në Institucionin e Posaçëm të të Paraburgosurve të Sëmurë, Zaharia në Krujë si dhe në spitalin e Burgut në Tiranë.

Delegacioni bëri gjithashtu një vizitë të shkurtër në Burgun e Lezhës për të shqyrtuar masat e marra për akomodimin e përkohshëm të pacientëve meshkuj me probleme psikiatrike.

“Duke pasur parasysh mangësitë strukturore të konstatuara nga delegacioni si në Burgun e Lezhës ashtu edhe në Spitalin e Burgut, Komiteti thekson nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për akomodimin dhe trajtimin e pacientëve psikiatrikë-ligjorë meshkuj dhe femra, duke krijuar një të specializuar, (siç kërkohet nga legjislacioni përkatës  për shëndetin mendor),” tregon raporti.

Në raport thuhet se spitalit të burgut të Tiranës i mungojnë hapësirat dhe ambientet komunale për aktivitete psiko-sociale.

“Ai jo vetëm që duket si një burg dhe jo një spital, por gjithashtu i mungon infrastruktura e nevojshme për të krijuar një mjedis të përshtatshëm terapeutik për pacientët me probleme afatgjata”, shton raporti.

Në vitin 2020, Shqipëria humbi një çështje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për trajtimin degradues të një të sëmuri me probleme të shëndetit mendor në spitalin e burgut në Tiranë dhe gjykata e Strasburgut i kërkoi Shqipërisë që të ndërtonte një spital special sa më shpejt të ishte e mundur.

Shqipërisë iu tha të paguante 15 mijë euro dëmshpërblim dhe 2500 euro në gjykatë.

Në vitin 2018, Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi një raport të titulluar “Trajtimi çnjerëzor në burgun e Zaharisë (Krujë) i të sëmurëve mendorë me trajtim të detyrueshëm” ku u pretendonte se kishte dhoma të mbipopulluara dhe kushte të këqija.

“Konkretisht, është vërejtur prania e lagështirës, ​​higjiena e dobët, veshjet e vjetruara, ndriçimi i dobët natyror gjatë kohës që sistemi i ngrohjes ishte jashtë funksionit”, thuhej në raport.

Burgu i Zaharisë u mbyll në nëntor të vitit të kaluar dhe rreth 300 të burgosur u transferuan në Spitalin e Lezhës.

*Tibo News.