AlbanianEnglish

Shqipëria sot, një karikaturë sipas artistit Bujar Kapexhiu

Shumëkush e njeh për kontributin e tij në teatër dhe kinematografi si aktor, regjisor, apo skenarist, por Bujar Kapexhiu është më shumë se kaq. 

Një artist i të gjitha dimensioneve, që pavarësisht moshës vijon të kontribuojë me pasionin e parë, karikaturën.

Nëpërmjet skicave me elementë satirik ai ka ditur gjithmonë të godasë fenomenet më shqetësuese të shoqërisë. Për vite me radhë veprat e tij janë pasqyruar në media. 

Pavarësisht se shumë hapësira si gazetat apo revistat, ku gjendeshin karikaturat e tij janë mbyllur, artisti thotë se sot vetë vendi ynë është kthyer vetë në një “karikaturë”. 

Në eksodin e largimeve që po ndodhin Bujar Kapexhiu vë theksin edhe tek fakti sesi “karikatura po vdes” në Shqipëri me artistë që janë larguar ndër vite në forma të ndryshme.

Kapexhiu foli për Tibo News me rastin e Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës, në të cilin promovoi librin e fundit, i cili përmban vepra të ndryshme vizuale të artistit ndër vite.

You don't have permission to register