Shqipëria së shpejti me ambasadë në Kiev

Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev duke e bërë edhe njëherë të qartë mbështetjen e patundur të vendit tonë për Kievin Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka tha se ambasada do të hapet për të shënua 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë”, shkruan Xhaçka në një postim në Facebook.

*Tibo News