”Shqipëria qendra më e re digjitale në Europë për 2023”

Faqja amerikane “Travel Off Path” ka publikuar së fundmi një artikull dedikuar Shqipërisë, teksa e identifikon si qendrën më të re digjitale në Europë për vitin 2023, me hapa të shpejtë në këtë sektor, me nja potencial të larte për punësim në fushën e tekonologjisë.

Artikulli si më poshtë:

Pasi u shoqërua prej dekadash me sistemin diktatorial, popullariteti i këtij vendi të vogël ka përjetuar një rritje të madhe, tashmë si qendra kryesore normale digjitale në kontinentin europian për vitin 2023. Dhe është vënë re që shumë punonjës amerikanë po shkojnë në Shqipëri the pyetja që lind është pse?

Duket se kriza energjetike dhe rritja e shpenzimeve ka forcuar ndjenjën amerikane për Europën si destinacion i preferuar, dhe si një kontinent ku kërkohet një cilësi më e mirë e jetës. Vëmendja tashmë është zhvendosur nga Perëndimi drejt Lindjes.

Nga të gjitha vendet evropiane që ofrojnë leje qëndrimi afatgjatë, Shqipëria dallon, si një vend ballkanik jo shumë I njohur për turistët deri në fillimin e viteve 90, për shake të regjimit.

Vendi ka evoluar shumë. Sipas të dhënave të publikuara nga “Instat” dhe “Eurostat”, gjatë vitit 2022 në Shqipëri u regjistruan 3.6 milionë qëndrime në akomodimet turistike. Ndryshe nga Shqipëria që regjistroi ulje.

Shqipëria duket se ka qenë gjithmonë një ‘bukuroshe e fjetur që pritej të zgjohej’.

Me një pozicion fantastik, Shqipëria krenohet me motin mesdhetar. Ose një Greqi e dytë për nga bukuritë e plazheve kryesisht, por shumë herë më lirë.

Sipas statistikave, për të jetuar rehat si një nomad digjital në Tiranë, me njëfarë niveli luksi, amerikanëve u duheshin mesatarisht 2452 dollarë në muaj.

Pavarësisht kostove, Shqipëria ka plot mundësi në turizëm por edhe biznes dhe kjo u pa gjatë pandemjsë së Covid, ku nuk u mbyll si shumë vende të tjera.

Shqipëria ka edhe shumë për të treguar për kulturën, kulinarinë etj.

Artikulli i plotë, kliko këtu.

*Tibo News