AlbanianEnglish

Shqipëria pret sot Gjeorgjinë, Reja ndryshon formacionin

Kombëtarja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze në Barcelonë, por sërish nuk arriti që të evitojë dot humbjen përballë Spanjës në 26 mars. Sot djemtë kuqezi do të zbresin sërish në fushë për të zhvilluar një tjetër test miqësor.

Në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”, djemtë e Rejas do të masin forcat në një sfidë miqësore kundër Gjeorgjisë.

Janë të sigurta mungesat e Bares, Balliut dhe Uzunit, që luajtën si titullarë kundër Spanjës, por pritet që në ndeshjen e sotme kundër Gjeorgjisë trajneri Reja të bëjë edhe disa ndryshime të tjera në formacion, duke aktivizuar disa lojtarë të tjerë në krahasim me ndeshjen kundër iberikëve.

Porta pritet që ti besohet Strakoshës, ndërsa edhe Roshi pritet që të nisë ndeshjen e sotme që nga minuta e parë, së bashku me Lenjanin.

Në mesfushë mund të luajnë Asllani, Ramadani dhe Çekiçi. Ndërsa në sulm do të jenë titullarë Broja dhe Manaj/Oversport.tv

FORMACIONI I MUNDSHËM:

SHQIPËRIA (3-5-2): Strakosha, Ismajli, Gjimshitit, Kumbulla, Roshi, Ramadani, Asllani, Çekiçi, Lenjani, Broja, Manaj.

You don't have permission to register