
Shqipëria përfshihet nga i nxehti afrikan, shihni tabelën me parashikimin e motit
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar është përfshirë nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperaturat shumë të larta të mbizotërojnë në shtrirjen perëndimore, por gjithashtu edhe në qytetet e zonës malore. Përsa i përket kushteve atmosferike kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë.
Ndërsa vranësirat e lehta dhe kalimtare priten të jenë prezente në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
*Tibo News