Shqipëria ose Italia e vogël, artikulli i Financial Times për plazhet

Financial Times ka publikuar një artikull kushtuar Shqipërisë, marrë shkas edhe nga vizita e kryeministres italiane Meloni në jug të Shqipërisë.

Financial Times i referohet Shqipërisë si Italia e vogël, dhe nxjerr në pah faktin se plazhet shqiptare janë shumë më të lira se në Itali dhe po zgjidhet si një nga destinacionet më të mira për turistët.

Media prestigjioze shkruan gjithashtu se Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Europë, por po shkëlqen me turizmin veror.

Kryeministrja Meloni erdhi në Shqipëri për një fundjavë partnerin e saj dhe vajzën e tyrë 6 vjeçare. Ata u takuan me kryeministrin Edi Rama dhe familjen e tij të hënën dhe të martën.  Kryeministri Rama i cili i është referuar kryeministres Meloni si Tigri, ka postuar foto nga plazhet ku duken shumë turistë kryesisht italianë dhe me shaka e quan ‘invazion të italianëve’.

Ai thotë se turistët italianë në vendin që ai qëveris kanë arritur në shifra gati në gjysmë milionë vetëm këtë vit. Ndërsa mediat italiane shkruajnë se ka patur më shumë se 300 mijë italianë për pushime në Shqipëri gjatë gjithë vitit, më shumë se 57 % krahasuar me vitin 2022.

Artikulli i plotë këtu.