Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e FIFA për qershorin

Edhe pse Shqipëria mori vetëm një pikë në dy takimet e Ligës së Kombeve, nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin Qershor.

Kuqezinjtë barazuan me Islandën në Reikjavik dhe u mundën në “Air Albania” nga Izraeli.

Por ata mbeten në vend të 66-të në renditje, njësoj si edhe në muajin Mars ndërsa kanë humbur 10.05 pikë.

Kombëtarja e Malit të Zi është një pozicion më poshtë se sa skuadra e drejtuar nga Edi Reja, ndërsa Maqedonia e Veriut gjendet në vend të 64.

*Tibo News