AlbanianEnglish

Shqipëria nën shi, shihni tabelën me parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do vijoj të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do gjenerojnë reshje në të gjithë territorin.

Parashikohet që zonat bregdetare dhe pjesa më e madhe e zonës së ulët të jenë me reshje shiu, ku në intervale të shkurtra kohore do ketë dhe rrebeshe të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes sistemi i vranësirave të zhvendoset drejt lindjes duke bërë që të kemi përmirësim të motit në ultësirën perëndimore. Mbeten reshjet e dëborës prezente gjatë mbrëmjes dhe natës vonë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 12°C.
Era do të fryjë fortë me shpejtësi 55 km/h nga Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register