
Shqipëria nën pikat e shiut, si do luhaten temperaturat sot?
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë me vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në ultërsirën Perëndimore. Ndërsa; reshje disi më të pakta do të ketë në zonat malore.
Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atnmmosferike të vijijnë edhe gjatë pasdites ku rrbeshet e shiut do të jenë prezente, po ashtu priten edhe mini-stuhi të forta ere dhe bresheri në zona të izoluara. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve të motit në vend.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.