Shqipëria në prag të epidemisë së gripit, ja qytetet me më shumë raste

Shqipëria ndodhet në prag të një epidemi të gripit. Të dhënat nga ISHP tregojnë se nga 16 mijë raste në javë, të cilat u raportuan në dy javët e fundit nga qendrat shëndetësore, kjo javë ka sjellë një rritje të kurbës së infektimeve, edhe pse sipas autoriteteve shëndetësore në vendin tonë pritej një ulje e infektimeve. Rritja e numrit të personave të infektuar me grip është vënë re pothuajse në të gjitha qytetet shqiptare. Megjithatë, raportohet një numër më i lartë në qytetet si Tirana, Gjirokastra, Vlora, Durrësi dhe Fieri.

Grupmosha më e prekur rezultojnë fëmijët. ISHP tregon se grupmosha nga zero në 14 vjeç janë të infektuar që kanë marrë më shumë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore.

Mjekët thonë se gripi që po qarkullon tek ne po shoqërohet me simptoma të cilat zgjasin deri në dy javë.  Dhe agresiviteti i gripit tek disa pacientë lidhet gjithashtu me mënyrën e trajtimit si dhe me neglizhimin e simptomave të para.